“Kush tenton shkatërrimin e Rusisë, bie vetë”: Moska ekzaltohet pas dorëheqjes së Johnson

“Kush tenton shkatërrimin e Rusisë, bie vetë”: Moska ekzaltohet pas dorëheqjes së Johnson

Zyrtarët rusë reaguan me ekzaltim pas rënies së kryeministrit britanik, Boris Johnson, që dha dorëheqje të enjten, shkruan The Independent, përcjell Periskopi.

Pas zhvillimeve të jashtëzakonshme gjatë 24 orëve të fundit në politikën britanike, ku dhanë dorëheqje më shumë se 40 ministra nga qeveria dhe u shpërndanë thirrjet për përfundimin e mandatit të tij, gëzimi në Moskë për largimin e Johnsonit ishte i pafshehur.

Johnson u tha britanikëve, gjatë adresimit të tij jashtë Downing Street, që “ishte qartësisht vullneti i Partisë Konservative që të ketë një lider të ri” dhe që askush nuk ishte “i pazëvendësueshëm” në politikë.

Rënia e tij ishte një arsye për festë në Rusi.

Një manjat rus e quajti si “palaqo të marrë” liderin britanik që është duke marrë çmimin e tij për armatosjen e Ukrainës kundër Rusisë.

Marrëdhëniet në mes Moskës dhe Londrës janë në pikën më të ulët pas pushtimit rus të Ukrainës, pushtim i cili shpërfaqi mospajtimet e thella në mes dy vendeve. Johnson ka qenë një mbështetës i palëkundur për Ukrainën dhe ka vizituar dy herë Kievin gjatë luftës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se “ne nuk i pëlqejmë atij, kështu që as ne nuk e pëlqejm atë”, por që dorëheqja e tij prej kryeministrit ishte një brengë e vogël për Kremlinin.

Ai gjithashtu bëri thirrje që Mbretëria e Bashkuar të vendoste “njerëz më profesionistë” në qeverinë e saj të re.

Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, tha se rënia e Johnsonit ishte një simptomë e dështimit të Perëndimit, i cili thotë ajo, është vërshuar nga krizat politike, ideologjike dhe ekonomike.

“Morali i ngjarjes: mos tentoni të shkatërroni Rusinë. Rusia nuk mund të shkatërrohet. Ju mund t’i thyeni dhëmbët tuaj në të”, tha Zakharova.

Edhe para se Putin të urdhëronte trupat e tij për pushtimin e Ukrainës, Johnson kishte kritikuar vazhdimisht Putinin- duke e cilësuar atë si një shef të pamëshirshëm dhe iracional që po rrezikonte botën me ambiciet e tij të çmendura- por partia Konservatore nën lidershipin e tij është kritikuar për marrjen e parave nga oligarkët rusë. /Periskopi/

Shpërndaje në: