Kushtet çnjerëzore të refugjatëve në Serbi (Foto)
Shqetësimi është ngritur nga organizata “Save The Children”.
Rreth 1600 emigrantë janë kthyer nga autoritetet kroate dhe hungareze në Serbi.
Aktualisht 7 mijë emigrantë që ndodhen në këtë vend jetojnë në kushte shumë të vështira në magazina të pista dhe të braktisura.
Ata gatuajnë ushqim në zjarrin e ndezur nga plehrat dhe vuajnë nga frymëmarrja si pasojë e tymit të rrezikshëm.
Fëmijët detyrohen të flenë në temperatura -10 gradë celcius.









