Kushtoni vëmendjen dy përbërësve tek sapunët antibakterialë

Kushtoni vëmendjen dy përbërësve tek sapunët antibakterialë

Nga frika e infeksionit njerëzit kanë filluar të përdorin gjithfarë mjetesh për dezinfektim të duarve, mirëpo do të duhej të mendoni dy herë se me çfarë i dezinfektoni duart.

Është e kuptueshme që njerëzit tani po përpiqen të veprojnë kundër baktereve, por është konstatuar që mjete të caktuara antibakteriale dhe antifungale, të cilat shtohen në disa produkte mund të kenë efekte të dëmshme në sistemin tonë imunitar, transmeton Telegrafi.

Kushtoni kujdes triklosanit dhe triklokarbanit në etiketat para se të blini mjete antibakteriale për duar, thotë dr. Diana Gall.

Bashkimet e fuqishme kimike mund të eliminojnë nga lëkura bakteret e dobishme të cilat jetojnë në lëkurë dhe të cilat do të mbronin trupin tonë dhe do të bënin rrjetën e rëndësishme të sigurisë së imunitetit tonë – shpjegon mjekja.

Triklosani dhe triklokarbani zakonisht mund të gjenden në produkte të konsumit të gjerë siç janë sapunët, detergjentet dhe pastat e dhëmbëve.

Rreziku ka përfshirë zhvillimin potencial të baktereve të cilat janë rezistuese ndaj antibiotikëve, ndryshimin në raportet e hormoneve dhe dobësimin e sistemit imunitar.

– Gjatë pandemisë duhet patjetër të jemi të kujdesshëm në mënyrë që të mbrojmë sistemin tonë imunitar – këshillon dr.Gall dhe shton që më së miri është të shmangen mjetet me këta dy përbërës.

Shpërndaje në: