Kuvendi diskuton të enjten Projektligjin për Trustin

Kuvendi diskuton të enjten Projektligjin për Trustin

Kryesia e Kuvendit ka vendosur për tri seanca të reja.

Pas mbledhjes së Kryesisë, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se seanca me pikat e papërfunduara do të mbahet nesër më fillim të orës 13:00.

Nërsa seanca ku do të diskutohet për Trustin do të mbahet të enjten, shkruan Insajderi.

“U morr vendim që nesër të ketë seancë me ato pika të papërfunduara, ndërkohe të enjten do të ketë seancë të re të Kuvendit ku do të shqyrtohet mes shumë projektligjeve edhe ai për Trustin Pensional”, ka thënë Kusari Lila.

Sipas saj do të ketë seancë po ashtu të Kuvendit të Kosovës edhe me 23 qershor.

Shpërndaje në: