Kuvendi i komunës së Ferizajt “voton” vendim të kundërligjshëm
Dy nga 5 anëtarët e Komisionit për ndarjen e banesave sociale në Komunën e Ferizajt rrezikojnë të mbesin pa pagesë.
Kjo pasiqë Ministria e Administratës Publike dhe ajo e Financave e ka shpallur të paligjshëm vendimin e Kuvendit Komunal që të gjithë anëtarët e komisionit të paguhen për punën e bërë, njofton Klan Kosova
Arsyeje për këtë është se kuvendarët e Ferizajt kanë harruar ta përfshijnë në vendim një detaj të rëndësishëm.



