Kuvendi i Serbisë zgjedh nënkryetar ushtarakun e Millosheviqit që luftoi kundër shqiptarëve

Kuvendi i Serbisë zgjedh nënkryetar ushtarakun e Millosheviqit që luftoi kundër shqiptarëve

Në mesin e nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit të Serbisë është edhe ish-gjenerali i ushtrisë serbe, Bozhidar Deliq, i cili ka qenë dëshmitarë i mbrojtjes së liderëve famkeqë serbë dhe bashkëpunëtor i Vojslav Sheshelit.

Kuvendi i Serbisë ka zgjedhur sot nënkryetaret e tij. Në mesin e tyre është zgjedhur edhe Bozhidar Deliq, me të kaluar kriminale.

Bozhidar Deliq ishte pjesë e ushtrisë serbe në luftërat mes Serbisë dhe republikave të tjera jugosllave. Mediat në Serbi përmendin se ai ishte në fushëbetejë në Dubrovnik, gjatë luftës me Kroacinë.

Deliq ishte komandanues i një brigade gjatë luftës në Kosovë dhe në vitin 1999 ishte graduar si gjeneral.

Ai ishte dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin kundër liderit famkeq serb, Sllobodan Millosheviq dhe gjeneralit serb Vladimir Lazareviq.

Deliq ka qenë disa mandate deputetë në Kuvendin e Serbisë dhe në vitin 2016 kishte garuar në zgjedhje, si pjesë e Partisë Radikale Serbe, e udhëhequr nga krimineli i luftës, Vojslav Sheshel.

Shpërndaje në: