Kuvendi mban seancë nesër, debat parlamentar për mosliberalizim të vizave

Kuvendi mban seancë nesër, debat parlamentar për mosliberalizim të vizave

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të vazhdojnë me dy seanca plenare.

Në kuadër të pikave është edhe debati parlamentar për mosliberalizim të vizave nga Bashkimi Evropian.

Seanca thuhet se do të fillojë nga ora 10:00.

Rendi i ditës:
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-058 dhe ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/L-256
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-135 për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-144 për Shëndetësi,
11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021.

Rendi i ditës:
10. Votimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve,
11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,
12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021,
13. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,
14. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,
15. Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,
16. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.

Shpërndaje në: