Kuvendi mblidhet sot, shqyrtohen tri projektligje e debatohet për punën e Qeverisë Kurti

Kuvendi mblidhet sot, shqyrtohen tri projektligje e debatohet për punën e Qeverisë Kurti

Sot nga ora 11:00 do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5 maj.

Do të shqyrtohen tri projektligje e do të ketë debat parlamentar për punën e Qeverisë në vitin e parë të mandatit të saj./Express

Rendi i ditës:

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,

7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,

8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,

9.   Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj

Shpërndaje në: