Kuvendi nderon senatorin Dole, deputetët e Listës Serbe rrinë nëpër telefona: Nuk ngriten në këmbë

Kuvendi nderon senatorin Dole, deputetët e Listës Serbe rrinë nëpër telefona: Nuk ngriten në këmbë

Kuvendi i Kosovës sot ka nisur seancën me një minutë heshtje ish-senatorin amerikan Bob Dole.

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka kërkuar nga deputetët që para fillimit të seancës të mbajnë një minutë heshtje në nderim të ish-senatorit i cili vdiq të dielën në SHBA.

Këtë nderim nuk e kanë bërë deputetët e Listës Serbe, të cilët kanë qenderuar të ulur, duke mos përfillur kërkesën e Konjufcës.

Në pamje shihet se të gjithë deputetët tjerë kanë nderuar ish-senatorin Dole, përveç atyre nga Lista Serbe.

Shpërndaje në: