Kuvendi sot seancë plenare, ky është rendi i ditës

Kuvendi sot seancë plenare, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, ndërsa në rend dite janë 11 pika, ndër të cilat shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022 dhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së.

Seanca e Kuvendit mbahet në orën 10:00.

Rendi i ditës:

Miratimi i rendit të ditës,

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08-L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020,

Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare,

Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,

Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës

Shpërndaje në: