Kuvendi vazhdon seancën plenare

Kuvendi vazhdon seancën plenare

Kuvendi i Kosovës sot i vazhdon punimet e seancës plenare, në të cilën në rend dite janë disa pika.

Fillimisht do të do të shqyrtohen disa pika të papërfunduara nga seanca e fundit që është mbajtur më 1 korrik.

Pastaj, në rend të ditës janë shqyrtimi i raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021 e shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

Më tej janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor dhe 1 korrik 2022 si dhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave

Shpërndaje në: