Ky 8-vjeçar befason me njohuritë e tij rreth ‘syrit të tretë’ – TV njerëzve u shpëlan trurin (Video)

Ky 8-vjeçar befason me njohuritë e tij rreth ‘syrit të tretë’ – TV njerëzve u shpëlan trurin (Video)

Pjesa e trurit ku gjendet gjëndra pineale quhet syri i tretë. Ajo është formuar më shumë si një kon në formë pishe dhe një nga punët e saj është gjenerimi i serotoninës dhe melatoninës.

Trupi e përdorë atë për të menaxhuar hormonet dhe kjo ka ndikim në modulimin e gjumit dhe të zgjimit, raporton “Disclose.tv”, transmeton Periskopi. Gjëndra pineale është afër mesit të trurit dhe ndodhet midis dy hemisferave trunore.

Disa njerëz kanë thënë se shumë pak është botuar rreth gjëndrës pineale për shkak të asaj që ka një natyrë metafizike dhe që është misterioze.

Por një 8-vjeçar ka befasuar me njohuritë e tij rreth kësaj gjëndre misterioze.

Ka shumë njerëz që mendojnë se gjëndra pineale është një lloj portali që kontrollon botën shpirtërore dhe atë fizike ku mund të sjelljë ndjenjat e vetmisë, euforisë dhe siguron ndjesi të një ndriçimi absolut.

Është pohuar gjithashtu se meditimi, yoga dhe teknikat e okultit mund të ndihmojnë në aktivizimin e gjëndrës pineale.

Thuhet gjithashtu se mund të hapë shtigjet për të udhëtuar në dimensione të tjera, të njohura si shikimi i largët ose projeksioni astral.

Qeveritë e Bashkimit Sovjetik së bashku me organizatat nën hije thuhet se kanë studiuar efektet e kësaj gjëndre për shumë vite, por gjetjet nuk janë publikuar.

Ky djalë duket se ka njohuri që janë të botës tjetër dhe në fakt, nuk mund të jetë rastësi që djali ka një kuptim aq të thellë të gjëndrës që mendohet të jetë në gjendje të sjellë informacionin në një çast.

Djali i mençur vazhdon gjithashtu të flasë për mënyrën se si bota mund të bëhet më e sigurt dhe se armët nuk janë të nevojshme dhe bota do të ishte më e sigurt pa to.

Ai gjithashtu flet për videolojërat si Call of Duty dhe Grand Theft Auto dhe se si ato janë të këqij për të rinjtë. Ai vazhdon të thotë se ai nuk luan këto lojëra dhe të rinjtë duhet të shpenzojnë më pak kohë brenda lojërave dhe të shikojnë TV por në vend të kësaj të dalin të jashtë dhe të argëtohen me lojëra tjera./Periskopi/

Shpërndaje në: