Ky djalë i ka paditur prindërit në Gjykatë: Nuk më pyetën kur më sollën në jetë

Periskopi.com Fun

Një 27-vjeçar nga India ka njoftuar se ka ndërmend të padisë prindërit e tij në gjykatë për një motiv qesharak.

“Ata nuk kërkuan pëlqimin tim kur më sollën në jetë dhe lumturinë e tyre e vendosën përpara të drejtave të mia”, tha ai për mediat.

Lajmi i çuditshëm vjen nga Mumbai, ku jeton Raphael Samuel, një avokat i ri i cili për kohësh ka ngritur çështjen e ashtuquajtur “antinatalistë”.

Aty thuhet se prindërit nuk kanë të drejtë të rrisin fëmijët pa pëlqimin e palëve të interesuara, transmeton tch.

Një motivim shumë i çuditshëm, që Raphael mbështet: “Dua t’u tregoj të gjithë fëmijëve indianë se nuk i detyrohen asgjë prindërve të tyre. Në të vërtetë, çdo fëmijë duhet të dijë përse prindërit e donin atë, është e drejta e tij, sepse fëmijët nuk duhet të detyrohen vijnë në jetë”.

Shpërndaje në: