Ky është autogoli i “çuditshëm” që e shpëtoi mbrëmë Milanin nga humbja

Ky është autogoli i “çuditshëm” që e shpëtoi mbrëmë Milanin nga humbja

Spa-Milan, ndeshje e vlefshme për javën e 29-të të Serisë A, është mbyllur n% barazim 2-2.

Vendasit kanë siguruar një avantazh të dyfishtë në 30 minutat e para me Valotti-n dhe Floccari-n. I pari ka përfituar nga një rrëmujë në zonën e rreptësisë, ndërsa i dyti ka realizuar një gol të çmendur.

Kjo ka qenë hera e parë që nga maji i 2017-ës që Milan-i ka pësuar dy gola në 30 minutat e para të një ndeshjeje të Serisë A.

Kuqezinjtë kanë ngushtuar diferencat me Calhanoglu në minutën e 37-të, por goli i turkut është anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje. Dy minuta para fundit të pjesës së parë, Spal ka mbetur me dhjetë lojtar pas kartonit të kuq të marrë nga D’Alessandro për ndërhyrje të rrezikshme.

Pavarësisht superioritetit numeirk dhe kthimit në fushë të Zlatan Ibrahimovic në minutën e 65-të, reagimi i milanezëve ka ardhur vetëm 11 minuta para fundit me golin e Leao-s.

Kur dukej se Spal do të merrte një fitore shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë, Viccari ka realizuar autogolin që ka shpëtuar kuqezinjtë nga humbja dhe ka fiksuar rezultatin në 2-2.

Në ndeshjet e tjera të luajtura mbrëmjen e sotme në kampionatin italian, Sassuolo ka mundur 3-1 Fiorentina-n në transfertë, Lecce është mundur 2-1 në shtëpi nga Sampdoria dhe Verona ka marrë një fitore 3-2 me përmbysje kundër Parma-s.

Shpërndaje në: