Ky është çaji që qetëson dhimbjet e barkut apo çdo problem të aparatit tretës që me filxhanin e parë

Ky është çaji që qetëson dhimbjet e barkut apo çdo problem të aparatit tretës që me filxhanin e parë

Bimë mjekësore quhen të gjitha bimët që përmbajnë enzima vepruese, të cilat parandalojnë, lehtësojnë ose shërojnë sëmundje të ndryshme. Vlera e bimëve mjekësore varet nga lloji dhe sasia e substancave vepruese që ato përmbajnë dhe pikërisht për këtë arsye ato mblidhen në periudhën më të përshtatshme kur janë të pasura me substanca shëruese. Një ndër këto bimë është dhe borziloku. Në sajë të esencës me estragol, linalol etj, bari i bimës ka veti të përmiresojë aktivitetin e stomakut, të lirojë ngërçin e muskulaturës së zorrëve e si rrjedhojë përdoret si qetësues i dhimbjeve të barkut. Nëse vuani nga shqetësimet e lartpërmendura apo nga ndonjë sëmundje tjetër qe lidhet me aparatin tretës çaji i borzilokut do t’ju ndihmojë.

Borziloku ndihmon në tretjen e ushqimit, si dhe qetëson dhimbjet e stomakut dhe gazrat. Çaji i brozilokut eleminon toksinat që mblidhen në zorrën e trashë dhe lehtëson jashtëqitjen në raste konstipacioni (kapsllëku). Rregullon pH-in e stomakut dhe ngadalëson prodhimin e tepërt të acidit në stomak.

Përgatitja: Shtoni një gotë uje në një tenxhere dhe vendoseni në zjarr. Pas pak minutash shtoni në të 2 lugë çaj borzilok të grirë. Lëreni për 10-15 minuta . Pasi ta keni hequr nga zjarri kullojeni dhe ëmbëlsimi është në dorën tuaj. Gjatë një dite rekomandohet të pihen 2 deri në 3 gota çaj borziloku.

Shpërndaje në: