Ky është drejtori i ri i RTK-së

Ky është drejtori i ri i RTK-së

Bordi i RTK-së ka zgjedhur Shkumbin Ahmetxhekaj për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës për një mandat tre vjeçar.

Lajmi u bë i ditur në një komunikatë për media nga Bordi i RTK-së, teksa u tha se për herë të parë në televizionin shtetëror, i gjithë procesi i vlerësimit dhe intervistimit ka qenë tërësisht transparent.

“Në çdo fazë të procesit kanë qenë të ftuar monitoruesit nga shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare, por ka pasur edhe qytetar të interesuar që kanë marrë pjesë në monitorim”.

Tutje u tha se pyetjet për kandidatët janë bërë në prani dhe bashkë me monitoruesit rreth gjysmë ore para se të fillojnë intervistat.

Mes tjerash, Bordi shtoi se edhe propozimet e monitoruesve janë marrë parasysh gjatë përpilimit të gjashtë pyetjeve.

Shpërndaje në: