Ky është drejtori i shkollës që ngacmoi seksualisht dy nxënëse 14 vjeçare

Ky është drejtori i shkollës që ngacmoi seksualisht dy nxënëse 14 vjeçare

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e e rëndë në Pogradec ku dy të mitura janë ngacmuar seksualisht.

Mediat shqiptare shkruajnë  se shtetasi Adriatik Haxhillari është drejtor në shkollën 9 vjeçare të fshatit Stropckë.

Sipas raportimeve ngacmimi ndaj minoreneve ka filluar 2 javë më parë ndërsa ka qenë policia e Pogradecit ajo që në bazë të informacioneve ka mundur të zbardhë dëshminë e dy të miturave në prani të psikologeve të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit.

Po ashtu, ai u ka dërguar sms ngacmuese në orët e natës. Mësohet se drejtori është pezulluar nga puna.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. H., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në: