Ky është futbollisti i Liverpoolit që është kundër transferimit të Shaqirit në ‘Anfield’ (Foto)

Ky është futbollisti i Liverpoolit që është kundër transferimit të Shaqirit në ‘Anfield’ (Foto)

Xherdan Shaqiri shumë shpejt pritet që të jetë lojtar i Liverpoolit dhe kjo nuk po i pëlqen aspak Marko Grujicit

Marko Grujic u transferua në vitin 2016 te Liverpooli, por nuk arriti që të tregonte paraqitje të mira dhe kështu u dërgua në huazim te Cardiff City, shkruan Periskopi.

Xherdan Shaqiri pritet që këto ditë ta kompletojë transferimin te Liverpooli për shumën prej 13 milionë euro.

Ardhja e Shaqirit nuk po i pëlqen futbollistit serb, i cili ka pëlqyer një koment të një tifozi serb që mbështet Liverpoolin.

“Unë jam nga Serbia, e dua Liverpoolin dhe e përkrahi që nga mosha 6 vjeçare. Në Serbi ka shumë tifozë të Liverpoolit dhe kjo foto na ofendon neve. Unë ju them juve që ta largoni këtë foto, sepse Kosova nuk është Shqipëri, është Serbi dhe gjithmonë ka qenë kështu. Nëse ju nuk e fshini këtë foto atëherë unë do të ju raportoj dhe besoj që të gjithë tifozët nga Serbia do të veprojnë kështu. Kjo foto nuk ka të bëjë asgjë me sportin dhe lojtari në foto nuk ndonjë person i mirë,” ka thënë një tifoz serb, koment të cilin e ka pëlqyer Grujic. /Periskopi/

Shpërndaje në: