Ky është goli spektakolar i Messit kundër klubit bask, njëkohësisht më i vlerësuari

Ky është goli spektakolar i Messit kundër klubit bask, njëkohësisht më i vlerësuari

Në sezonin 2014/2015, nën drejtimin e ish- futbollistit të saj, Luis Enrique, Barca siguroi tripletën e radhës, ku më meritori për këtë sukses të balugranëve ishte Lionel Messi, i cili realizoi 58 gola dhe 28 asistime, për vetëm 57 paraqitje në të gjitha garat, shkruan Periskopi.

Tashmë janë të panumërta golat spektakolare që Lionel Messi i ka realizuar si lojtar i Barcelonës.

Superylli argjentinas shquhet për aftësinë e tij për të ndërmarrë solo aksione të cilat pothuajse gjithmonë i rezultojnë efikase. Një zotërim të kësaj aftësie Messit e potencoi në vitin 2015 në ndeshjen finale të ‘Copa del Rey’, ku Barcelona mundi skuadrën baske, Athletic Bilbao me rezultat 3 me 1.

Aksioni me të cilin Messi realizon golin e tij të dytë në atë takim – edhe sot e kësaj dite mbetet ndër më mjeshtërorët në historinë e këtij sporti.

Shihni golin  më poshtë. /Periskopi.com

Shpërndaje në: