Ky është grabitësi tjetër i rastit në Shtime që u arrestua sot

Ky është grabitësi tjetër i rastit në Shtime që u arrestua sot

Policia e Kosovë e ka arrestuar edhe një person për grabitjen në Shtime, ku mbeti i vrarë i dyshuari për vjedhje, Fehmi Gashi dhe u plagos pronari i shtëpisë, A.Ndrecajt.

Arrestimin edhe të një personi e ka konfirmuar zëdhënesi i Policisë për Rajonin e Ferizajit, Mehmetali Hadini.

“Po e konfirmoj se jemi duke kryer disa bastisje në rajonin e Prishtinës dhe Pejës. Në Prishtinë është arrestuar një person si i dyshuar i mundshëm të cilin e kemi sjellur për intervistim në Drejtorinë Rajonale në Ferizaj.”, ka thënë Haidini.

A.T me prejardhje nga Peja është arrestuar para pak çastesh në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Ai dyshohet për grabitje në një shtëpi në Shtime, ku u vra një person dhe u plagos një tjetër.

Indeksonline ka siguruar edhe disa fotografi të këtij hajni.

Bashkë me disa persona të tjerë, ia mësyjnë një shtëpie për ta grabitur në Godanc të Shtimes. Por, plani i tyre nuk u shkoi siç e kishin menduar, sepse ata u ballafaquan me pronarin e shtëpisë dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Si pasojë e përleshjes, një nga grabitësit u vra, trupi i të cilit u gjend 300 metra larg shtëpisë, derisa pronari mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetë.

Identiteti i grabitësit që mbeti i vrarë dje është Fehmi Gashi, i cili jetonte dhe vepronte në Prishtinë. Gashi madje ishte një fytyrë e njohur jo vetëm për organet e drejtësisë, pasi ai ishte ngarkuar shumë herë për vepra penale, shumica nga to kishin të bënin për lëndë narkotike.

Gashi ishte posedues i lëndëve narkotike në kryeqytet, ku shumë shpesh është parë në lokale të ndryshme, veçmas në lagjen Dardania.

Ndërsa i njëjti dyshohet se është djali i një zyrtari policor, këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Baki Kelani, i cili ka shtuar se janë duke u marrë me zbardhjen e rastit.

Në bazë të informacioneve/verifikimeve të deritanishme dyshohet se personi në fjalë është djali i një zyrtari policor. Policia e Kosovës është duke punuar intensivisht në hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti”.

Ndryshe Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy persona  në kohëzgjatje prej 48- orësh dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Shpërndaje në: