Ky është ish-sekretari​ i Ministrisë së Infrastrukturës që u arrestua sot në rastin ‘Brezovica’

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës sot kanë realizuar aksionin “Brezovica ”, i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuare katër persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish-sekretari​ i Ministrisë së Infrastrukturës.

Insajderi mëson se bëhet fjalë për ish-sekretari​n e Ministrisë së Infrastrukturës, Xhelil Bekteshin.

Sipas Prokurorisë , personat e arrestuar me inicialet Xh.B., I.F., Xh.Sh., dhe B.P., janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Dhënia e ryshfetit”.

Bastisjet janë bërë në gjashtë lokacione të ndryshme dhe janë gjetur dhe konfiskuar: Pushkë e gjuetisë, revole, telefon celular, laptop dhe dokumente të ndryshme.