Ky është klubi ku mund të përfundojë Rashica pas sezonit brilant me Werderin

Ky është klubi ku mund të përfundojë Rashica pas sezonit brilant me Werderin

Milot Rashica ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të Werder Bremenit këtë edicion.

Ylli kosovar ka luajtur rol kyç në rrugëtimin e skuadrës për mesin e tabelës së Bundesligës, derisa Werderi aktualisht pozicionohet në vendin e nëntë me 50 pikë, shkruan Periskopi.

Në 29 paraqitje në Bundesligë dhe Kupë këtë fushatë, Rashica ka kontribuar me 11 gola dhe gjashtë asistime – statistika dinjitoze për një mesfushor anësor, apo jo?

Formën e mirë të 22-vjeçarit e dëshmon edhe interesimi që ka shprehur së fundmi rivali i Werderit në kampionat, RB Leipzig.

“Sport Bild” raporton se klubi që aktualisht pozicionohet në vendin e tretë në Bundesligë, ka shprehur interesim për Rashicën.

Gazeta prestigjioze potencon se “Saxons” e kanë përcjellur me vëmendje zhvillimin e kosovarit, derisa ky interesim mund të shëndrrohet në ofertë gjatë afatit kalimtar të verës.

Nëse materializohet ky transferim, atëherë do ta kemi mundësinë ta shohim ish-yllin e Llamkos Kosovës në aksion në Champions League. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: