Ky është koalicioni i fuqishëm që do ta çonte në opozitë PDK-në
Koalicioni që i duhet Kosovës është ai në krye me Lëvizjen Vetëvendosje, ku përfshihen edhe AAK, AKR.
Njohësi i çështjeve politike Donik Sallova duke folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë ka thënë që ajo çfarë i duhet Kosovës në këto momente është një koalicion VV, AAK, AKR, dhe në vetëm këtë mënyre do të mund ta çonin PDK-në në opozitë.
“Këto zgjedhje janë momenti historik për ta çuar PDK-në në opozitë pas 10 vitesh të qëndrimit në pushtet dhe 13 vitesh e përfshire në qeverisje që prej 2001. PDK-ja i nxiti këto zgjedhje me bindjen që edhe kësaj radhe mund t’i fitoj ato, duke dalë lart e para qoftë edhe me 1-2% para partisë së dytë, por duke u imponuar në qeverisje si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila kryekuvendarit ia njihte vetëm partisë ose koalicionit parazgjedhor që del e para në zgjedhje. Kështu PDK synon të imponohet në përfshirjen edhe në qeverinë e ardhshme. Për ta prishur këtë plan të PDK-së duhet realizuar një koalicion i madh opozitar në krye me VV-në, ku përfshihen AAK, AKR, Nisma, dhe parti të tjera të vogla që së bashku do të mund te merrnin mbi 40 deputete në Kuvendin e Kosovës dhe kështu PDK-ja nuk do të ishte e domosdoshme për funksionalizimin e institucioneve te reja” u shpreh Sallova për GazetaBlic.
Sipas Sallovës vetëm ky koalicion do të mundësonte një rrotacion politik dhe ndryshimin e nevojshëm në Kosovës, përndryshe nëse partitë do të hyjnë të vetme në zgjedhje rrezikohet që PDK të dal e para përsëri.
Sallova ka folur edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe koalicionet e mundshme të kësaj partie.
“Përndryshe ka një tendence te LDK-së që përmes një koalicioni parazgjedhor me AKR-në të futet në zgjedhje për te dale e para, por kjo nuk do ta përjashtonte përfundimisht nxjerrjen e PDK-së nga pushteti”
Në anën tjetër partitë politike janë dukë bërë takime intenzive për të arritur një marrëveshje rreth ndonjë koalicioni por akoma nuk ka ndodhur një kompromis mës tyre.
Ndërsa deri tash janë bëre publike preferencat e partive politike se cila e preferon cilën.
GazetaBlic ditë më parë ka raportuar rreth AAK-së e cila kjo parti i ka bërë ofertë AKR-së dhe akoma është në pritje të përgjigjes.
Po ashtu diskutime janë duke bëre edhe LDK dhe Alternativa.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen me 11 qershor.



