Ky është krim: Bekim Haxhiu tregon skandalin me vaksinat e skaduara të pranuara nga Norvegjia

Ky është krim: Bekim Haxhiu tregon skandalin me vaksinat e skaduara të pranuara nga Norvegjia

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Bekim Haxhiu i ka reaguar Zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhukës, i cili deklaroi se e ka gjetur shpejt ‘fajtorin’ për hudhjen e 133 mijë e 234 vaksinave kundër koronavirusit, të cilave u doli afati pardje. Sipas tij, fajtori është Bekim Haxhiu.

Bekim Haxhiu në një pronocim për Periskopin ka folur për akuzat e drejtuara ndaj tij, duke thënë se hudhja në bërllok e 133 mijë dozave të vaksinës është krim kundër shëndetit publik.

Haxhiu ka shpjeguar detajisht krejt ecurinë e këtyre vaksinave.

“Hudhja e 133 mijë dozave të vaksinave është krim kundër shëndetit publik. Arben Vitia ka pranuara donacion të vaksinave AstraZeneca nga Norvegjia të cilat vetë Norvegjia i ka larguar nga programi i imunizimit. Kur janë larguar vaksinat AstraZeneca nga programi i imunizimit, Institutit i Shëndetësi Publike të Norvegjisë ka deklaruar se këtyre vaksinave AstraZeneca, një pjesë afati ju skadon në fund të muajit Qershor dhe një pjese në fund të muajit Korrik 2021.”

“Unë në fund të muajit Qershor 2021 kur është pranuar donacioni i vaksinave nga Norvegjia ua kam terhjekur vërejtjen Qeverisë se sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Norvegjisë një sasie të këtij donacioni u skadon afati në qershor e pjesës tjetër në korrik 2021; më pas Ministria e Shëndetësisë së Norvegjisë e ka konfirmuar se një sasie të vaksinave AstraZeneca që e ka dërguar u skadon afati në korrik e pjesës tjetër në fund të muajit gusht 2021. Është për t’u habitur se si Ministria e Shëndetësisë injoroi vërejtjen time dhe deklarimin e Ministrisë së Shëndetësi së Norvegjisë duke e ditur kohën e shkurtër të skadimit të afatit të vaksinave AstraZeneca të pranuara donacion nga Norvegjia. Në vend se të mobilizohej e të vaksinonte qytetarët dhe të distribuonte vaksinat e pranuara donacion, Ministri i Shëndetësisë ka mbyllur Qendrat e Vaksinimit të shtunave dhe të dielave. Ky është krim.”, ka thënë Haxhiu për Periskopin.

Deputeti i PDK-së, ka thënë se nuk është hera e parë që ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia po i ndodhë të bëj asgjësimin e produkteve.

“Për me keq Ministri Vitia ka gjetë kohë për pushime në bregdet e për vallëzime në dasma derisa afati i vaksinave po skadonte e virusi po shpërndahej me të madhe. Është ky donacioni i dytë i Arben Vitisë qe përfundon në depo dhe duhet të asgjësohet. Arben Vitia ka pranuar 1000 teste për COVID-19 donacion nga Serbia e të cilat duhet të asgjësohen. Dhe tani janë edhe 133 000 vaksina AstraZeneca qe ju ka skaduar afati e të cilat Norvegjia i kishte larguar nga programi i imunizimit”, ka shtuar ai për Periskopin.

Shpërndaje në: