Ky është kryetari i ri i Kumanovës
Lidhja Social Demokrate në Kumanovë që në raundin e parë fiton bindshëm për të parin e komunës, transmeton Zhurnal.
Dimitrievskin e kishin përkrahur qytetarë të shumtë në Kumanovë po ashtu edhe nga BDI-ja ishte përkrahur fuqishëm dhe të njejtët nuk kandiduan kryetar komune për Kumanovën që mbështetjen të ja japin Dimitrievskit.
Gjithashtu Dimitrievski ka paraqitur para qytetarëve të Kumanovës programën politike me një frymë ndryshe dhe ka promovuar një koncept tjetër për këtë komunë duke u bazuar në frymën multietnike.
Ndërsa në rrjetin social, facebook Dimitrievski thekson: “Fituan Kumanovarët në rrethin e parë, fituan qytetarët Maqedonas, Shqiptarët, Serbët, Romët, Turqit, Vllehët, Boshnjakët, Kroatët, Kumanovarë.
Për jetë në Maqedoni në Kumanovë dhe Maqedoni.
Ju faleminderit për përkrahjen, me Zoran Zaevin deri në fitoren përfundimtare për Maqedoninë tëantarësuar në NATO dhe BE, dhe prosperitet dhe ardhmëri për të gjithë”.



