Ky është njeriu që e ekspozoi Man Cityn, duke publikuar dëshmitë tronditëse

Periskopi.com Sporti

Ndalimi i pjesëmarrjes së Manchester Cityt për dy vjet në Ligën e Kampionëve ka shokuar botën e futbollit.

Është hakeri Rui Pinto ai që ka bërë publike shumë sekrete që bënë bujë të madhe, dhe që futi në telashe shumë figura të botës së sportit dhe jo vetëm.

Një mal me dokumente në të cilat figurojnë disa prej fshehjeve, por edhe grabitjeve më të mëdha të botës së futbollit, duke nisur nga dhunimi i “Fair Play”-t financiar që fundosi dje Manchester Cityn, evazion fiskal, korrupsion, prona dhe para të padeklaruara, fshehje bilancesh, manipulim kontratash e deri te çështja e akuzave të përdhunimit e Cristiano Ronaldos

Sipas Daily Mail, Pinto është njeriu ‘i cili ekspozoi thyerjen e rregullave të Manchester Fairit të Manchester Cityt’ dhe të gjitha nga komoditeti i shtëpisë së tij në Portugali.

Të gjitha këto dokumente Rui Pinto arriti t’i bënte publike, por pikërisht për to, ai sot e kësaj dite vazhdon që të luftojë në sallat e gjyqit, pasi rrezikon deri në 30 vite burg, sipas ligjeve portugeze./Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: