Ky është parashikimi i motit për ditën e premte dhe të shtunën

Ky është parashikimi i motit për ditën e premte dhe të shtunën

Nesër dhe pasnesër do të jetë mot i nxehtë dhe temperaturat do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.

Gjatë këtyre ditëve do të mbajë mot me diell dhe vranësira, gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen edhe kushte për reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-36 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.

Shpërndaje në: