Ky është parashikimi i motit për nesër

Ky është parashikimi i motit për nesër

Një valë e nxehtësisë do të përshkojë ditët e fundit të muajit qershor në vendin tonë.

Në përgjithësi paraqiten kushte për më shumë kthjelllime e diell, mirëpo që orëve të pasdites do të ketë zhvillime të vransirave lokale, që edhe mund të japin kushte për rrebeshe e bubullima, me më gjasë ditën e enjte dhe të premte. Temperaturat maksimale lokalisht mund të arrinë në 35C apo edhe 36C.

27.06 – Nxehtë, kryesisht me diell.

28.06 – Kryesisht me diell dhe nxetë. Pasdite zhvillime të vransirave, që përreth viseve malore, mund të japin kushte për rrebeshe afatshkurta me bubullima.

29.06 – Nxehtë e kryesisht me diell.

30.06 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë. Pasdite mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima.

1.07 – Mbetet nxehtë e kryesisht me diell. Orëve të pasdites mundësi për rrebeshe e bubullima.
Temperaturat në rritje. Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 20C, e maksimalet shënojnë rritje nga 30C deri në 34C ditën e enjte, që lokalisht mund të kapin vlera edhe prej 35 dhe 36C.
Fillimisht frynë erëra veriore të lehta dhe mesatare 3-10m/s, e nga dita e mërkurë nga juglindja.
Shtypja atmosferike luhatet ndërmjet vlerave mesatare, me një rënie ditën e mërkurë.

Shpërndaje në: