Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Të shtunën më freskët, me shtrëngata me shi. Nga e diela më shumë diell.

Ditën e diel e të hënë do të ketë më shumë diell, por se mbeten ende kushte që përreth viseve malore të ketë zhvillime të rrebesheve me bubullima.
Të martën parashihet mot kryesisht me diell, ndërsa në mbrëmje vije sërish te përkeqësim i motit me zhvillime të rrebesheve me bubullima. Ditën e mërkurë mbetet mot jostabil, me vransira, diell, dhe kushte për rrebeshe me bubullima.

14.05 – Mot jostabil, me vransira e diell. Që nga orët e paraditës priten kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi.
15.05 – Në mëngjes viseve të ulëta vransira të ulëta ose kushte për mjegull. Ditën më shumë diell. Përreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.
16.05 – Kryesisht me diell.
17.05 – Më ngrohtë, kryesisht me diell gjatë ditës. Më vonë në mbrëmje mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.
18.05 – Mot i ndryshueshëm, me vransira, diell, e ditën edhe me rrebeshe shiu dhe bubullima.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 14C, ndërsa maksimalet të shtunën zbresin edhe deri në 23C, me tendencë të rritjes deri të martën në 28C.
Era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu 3-10m/s, e të hënën nga jugperëndimi.
Shtypja atmosferike me një tendencë të rritjes së lehtë mbi vlera normale.

Shpërndaje në: