Ky është poshtërimi që i bëri Cristiano Ronaldo yllit shqiptar Elseid Hysaj mbrëmë (Video)

Ky është poshtërimi që i bëri Cristiano Ronaldo yllit shqiptar Elseid Hysaj mbrëmë (Video)

Napoli mbrëmë shkaktoi befasi tronditëse duke e mposhtur Juventusin 2-1 në stadiumin e saj. Kjo humbje e Juves e rihapi garën për titullin e kampionit në Itali, me Interin dhe Lazion që ndodhen fare pranë në pritje të lëshimeve të tjera si kjo nga ekipi i Ronaldos e Sarrit.

Por, nga napolitanët megjithatë në natën e bukur të së dielës e patëm një viktimë. Dhe ai, për fat të keq, qëlloi mu shqiptari Elseid Hysaj.

Ishte portugezi Cristiano Ronaldo ai që e poshtëroi mbrojtësin më të mirë shqiptar me një truk të pabesueshëm duke bërë që Hysaj në mënyrë të turpshme të hidhte disa hapa në rrëzim e sipër duke mbetur shumë prapa Ronaldos në pozicion.

Me pamje HD nga kanali i Serie A mund ta shihni rrëzimin e vitit nga Hysaj prej minutës 1:42 të videos së mëposhtme, shkruan Periskopi.

Ronaldo ia doli që të shënonte një gol në humbjen e mbrëmshme dhe pati një paraqitje thjesht briliante. Ndërkohë që Hysaj, që kishte mbetur si rezervist në periudhën e Ancelotit, është rikthyer si startues nga kontroversi Gennaro Gattuso.

Megjithatë, nuk dihet nëse pas këtij turpërimi, Hysaj do të jetë pjesë e formacionit të Napolit. /Periskopi

Shpërndaje në: