Ky është reagimi i Edi Ramës për gazetën serbe që e quajti ‘shitës droge’

Ky është reagimi i Edi Ramës për gazetën serbe që e quajti ‘shitës droge’

Kryeministri Edi Rama ka komentuar shkrimin e gazetës  serbe, “Kurir”  e cila ka hapur sot faqen e saj të parë me një titull kundër tij.

Ai ka ironizuar këtë shkrim duke e konsideruar si të inicjuar nga PD.

“PD mund të botojë edhe në gazetën e Fariut të Serbisë që unë kam lidhje me narkotrafikun, por kjo nuk është punë për mua, është punë për të,  u shpreh Rama.

Në shkrim Kurir i referohet akuzave që ka bërë prej kohësh kreu i demokratëve, Lulzim Basha nga çadra e protestës.

Këto komente Rama i bëri gjatë konferencës për shtyp me gazetarët.

Shpërndaje në: