Gani Geci reagon pas lajmit se Prokuroria ka kërkuar dënim maksimal për të

Gani Geci reagon pas lajmit se Prokuroria ka kërkuar dënim maksimal për të

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ka reaguar ndaj publikimit të një shkrimi me titull “Prokuroria kërkon dënim maksimal për Gani Gecin”.

Sipas tij, ky shkrim i publikuar nga “Kallxo.com” kishte tendenca ndaj personalitetit të tij.

Ja postimi i plotë në Facebook:

Avokati i Gani Gecit dhe Gani Geci reagojnë kundër shkrimeve të porositura me tituj të rrejshëm!

Avokati i Gani Gecit dhe Gani Geci sqarojnë se një shkrim që ka qarkulluar sot në disa portale , është shkrim i gazetes Kallxo .com I botuar me daten 29 janar 2017 në orën 21 e 8 min ditë e diele dhe vetëm nese e shikoni kohen dhe diten e diele lehtë kuptohet se edhe shkrimi dhe titulli është i porositur edhe ata që kanë “shpurdhë” këtë shkrim të para 5 muajve kanë vetëm për qëllim që të qojnë në vend porsinë e atyre që porosisin shkrime të tilla kundër Gani Gecit.

Sqarojmë se në përgjigjen e e Avokatit ndaj ankesës së Prokurorisë, Avokati dhe Gani Geci kanë paraqitur arsyet pse duhet të lirohet nga vepra që i vihet në barrë.

Avokati dhe Gani Geci kanë paraqitur provat që sipas tij dëshmojnë se Gjykata Themelore e Mitrovicës ka bërë vlerësimin e provave në dëm të tij.

“Nëse vlerësohen provat drejt nga Gjykata e Apelit atëherë këtu nuk kemi të bëjmë fare me vepër penale, por kemi të bëjmë me mbrojtje të nevojshme të sanksionuar në Kodin Penal, neni 12, pika 1, 2, 3 dhe 4 ose mbrojtje të nevojshme putative të përshkruar shumë mirë në Komentarin e Kodit Penal të Kosovës, fq. 49 nga Prof. Ismet Salihu”, thuhet në përgjigjen në ankesë të Gani Gecit.

Geci për të mbështetur pretendimin e tij në përgjigjen ndaj ankesës së Prokurorisë, përmend edhe deklaratën e dëshmitarit Naim Miftari.

“Dëshmitari Naim Miftari me datën 04.08.2014 më thotë: “Ruaju Gani pashë Zotin, se këta të vrasin pas shpine”. Gjithashtu edhe dëshmitari okular Emin Lati në deklaratën e tij të dhënë në prokurori thekson: “Kushdo që do të ishte vend të Gani Gecit do të kishte vepruar njejtë, duke pasur parasysh rrethanat dhe fyerjet që Ruzhdi Shaqiri ia ka bërë Gani Gecit”, thuhet në përgjigjen në ankesë të Gani Gecit.

Lidhur me pretendimet e Prokurorisë që thirren në ekspertizat mjekësore Geci i konsideron absurde.

“Në pikën 7 prapë flitet për raportet mjekësore që prapë nuk di çka të them. Por të jetosh për 18 vite me kërcënime dhe me informata qoftë edhe të rrejshme se do të vritesh sot, se do të vritesh nesër, të pranosh informata edhe nga faktorë sigurie se e ki jetën në rrezik, të pranosh informata edhe nga dëshmitarë të gjallë si Bahri Nika, Naim Shaqiri, Afrim Nura e shumë të tjerë dhe të mos frikësohesh për jetën, kjo është absurditet i llojit të vet”, thuhet në përgjigjen e Gecit ndaj prokurorisë.

Geci në një pikë të ankesës së tij madje pretendon se vetë Prokuroria tërthorazi e cilëson rastin si mbrojtje të nevojshme.

“Edhe vetë prokuroria pohon se Gjykata pas bërjes së konstatimit se i pandehuri nuk ka vepruar në mbrojtje të nevojshme, ka gabuar në ricilësim si vrasje në kundërshtim me nenin 178 të KPK-së. Në këtë pikë prokuroria për të dytën herë thotë tërthorazi se i pandehuri ishte më afër mbrojtjes së nevojshme neni 12 se sa nenit 178. Me ankesën time kundër aktgjykimit të lartëcekur kam theksuar të njëjtin konstatim se unë kam vepruar në mbrojtje të nevojshme konform nenit 12 të KPK-së”, thuhet në përgjigjen në ankesë.

Në dokumentin 8-faqësh më tej thuhet se Prokuroria duke mos i vlerësuar provat fajësuese dhe shfajësuese ka shkelur detyrimet e saj ligjore të garantuara edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Më tej për të arsyetuar rrezikshmërinë që sipas tij i kanoseshin aktivistët e LDK-së, vetëm në Skenderaj, përmend disa persona të vrarë e të plagosur, mes tyre Haki Imeri, Besim Dajaku e Ahmet Ahmeti.

Mbi të gjithë këto pretendime dhe pretendimet e tjera të paraqitura në përgjigjen në ankesë, mbrojtja e Gecit kërkon nga Gjykata e Apelit që ta lirojë nga akuza e vrasjes.

“I propozojmë Gjykatës së Apelit që në përputhje me kompetencat e saj ligjore t’i lexojë dëshmitë e dëshmitareve dhe te më lirojë nga akuza duke u bazuar në Kodin Penal neni 12 ku mbrojtja e nevojshme përjashton përgjegjësinë penale apo mbrojtje nevojshme putative e liron të pandehurin nga dënimi, gjithmonë duke u bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen në ankesë të Avokatit dhe Gani Gecit.

Prandaj edhe njëherë theksojmë në fund se ribotimi I shkrimeve të tilla në disa portale të porositura, janë pjesë e përpjekjeve për të ndëryrë në drejtësinë dhe për të shantazhuar Gani Gecini, i cili tash e sa vjet po bën përpjekje të pandalshme për të quar në vend drejtësinë në rastin e tij por edhe në rastet e vrasjeve të miqve e bashkëpunëtorëve të tij e veprimtarëve të tjerë të vrarë pas lufte në Kosovë.

 

Shpërndaje në: