Ky është rezultati në Deçan, pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara

Ky është rezultati në Deçan, pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat me kushtet dhe ato të personave me aftësi të kufizuara për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në komunën e Deçanit më së shumti vota për kryetar mori Bashkim Ramosaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.  Gjithsej ai mori 127 vota.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje mori 35 vota, teksa ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga votat me kusht dhe të atyre me aftësi të kufizuara mori 23 vota.

Ndërkohë, Ardiana Qorraj, kandidate e PDK-së mori vetëm 5 vota në Deçan.

Për sa i përket votave për asamble komunale, AAK-ja mori 105 vota, LDK-ja 37 vota, LVV-ja 19 vota dhe PDK-ja 9 vota.

Shpërndaje në: