Ky është rregulli që Neymar thyen për herë të parë që nga 2014-ta

Ky është rregulli që Neymar thyen për herë të parë që nga 2014-ta

Neymar do të mungojë në karnavalet e Brazilit për herë të parë që nga viti 2014. Sulmuesi i PSG nuk ka ndërmend të shpikë ndonjë dëmtim, apo të largohet. Ylli i ekipit do të fokusohet te futbolli dhe tek ekipi i tij.

Lojtari e kishte krijuar si traditë që të ishte i pranishëm, por sipas asaj që shkruan UOL, futbollisti do të mungojë. Ai do të jetë në ndeshjen që PSG do të luajë në kampionat.

Një vendim i papritur nga lojtari që njihet për festat e tij të veçanta dhe dëshirën për t’u argëtuar. Nuk do të ndodhë kështu këtë sezon ku duket se lojtari është fokusuar më shumë në futboll.

Shpërndaje në: