Ky është shqiptari që u kap me të brendshme në magazinën plot me drogë

Ky është shqiptari që u kap me të brendshme në magazinën plot me drogë

Një shtetas shqiptar me profesion elektricist, në Britani të Madhe është burgosur pasi ishte punësuar nga një bandë kriminale për të drejtuar një fabrikë të madhe që merrej me kultivimin e kanabisit.

Ai quhet Ervin Baraku, i moshës 26 vjeçare dhe sipas mediave, ai kishte instaluar llampat ndriçuese që shërbenin për kultivimin e 1116 bimëve narkotike, vlera e të cilave shkonte në rreth 720 mijë Euro.

LEAD Technologies Inc. V1.01

Magazina ku kultivohej droga mori vëmendjen e Policisë pasi fatura e dritave vinte me vlera stratosferike.

Pas dyshimeve te ngritura, policia, më 27 tetor të vitit të kaluar zbuloi sasinë e madhe të kanabisit që ishte mbjellë ne kete magazine. Per punen qe do te bente 26 vjeçari, ai u lejua të jetonte në magazinë, në Willoughbridge, Shrops dhe do të merrte një pagë rreth 60,000 mijë paund në vit.

Para gjykatës, shqiptari Ervin Baraku tha se kishte jetuar në atë magazinë për dy muaj. Sipas tij, ai nuk ishte kërcënuar që të bënte punën e caktuar, por i duheshin paratë pasi kishte 28 mijë Euro borxhe.

Cannabis grower Ervin Baraku. An electrician has been jailed after he looked after one of Staffordshire's largest ever cannabis factories – inside a country mansion. See NTI story NTIDRUGS. Ervin Baraku fitted the dehumidifiers, lights and extractor fans needed to grow 1,116 plants in a large Willoughbridge property off the A51 on the outskirts of Newcastle borough. In return, the 26-year-old foreign national was allowed to live for free in the mansion which boasted a large living space, a DVD room, a swimming pool and tanning room. He was also due to earn £14,000 for two-and-a-half months work and could have netted around £60,000-a-year. But the defendant was arrested wearing only his pants when police carried out a raid and plants with a street value of £630,000 were uncovered. Now Baraku, of no fixed address, has been locked up for three years and four months after pleading guilty to production of cannabis at Stoke-on-Trent Crown Court.

Avokati mbrojtës i shqiptarit tha ne gjyq: “Ai është 26 vjeç dhe nuk është në gjendje të punojë ligjërisht.

Ai ishte aty për të punuar. Ai ka një të dashur dhe fëmijë të vogël. Ishte i vetëdijshëm për atë që po bënte, paguhej shumë mirë dhe ishte i sinqertë”.

Prokurori tha se ne momentin e arrestimit shqiptari ishte gjetur i veshur vetem me te brendshmet dhe asgje tjeter. Baraku do të deportohet në Shqipëri pas denimit.

Shpërndaje në: