Ky është vendimi i Gjykatës Speciale për Salih Mustafën

Ky është vendimi i Gjykatës Speciale për Salih Mustafën

Trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia ia ka vazhduar paraburgimin ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i cili po akuzohet për krime lufte.

Me anë të këtij vendimi, trupi gjykues gjithashtu ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe mbrotjësen e viktimave që nëse dëshirojnë mund të paraqesin parashtrimet e tyre për rishikimin e ardhshëm të paraburgimit deri të hënën, me 8 nëntor 2021.

Për mbrojtjen e Mustafës afati për parashtrimin e tyre për rishikimin e ardhshëm të paraburgimit është caktuar deri me 15 nëntor 2021.

Gjithashtu për rastin e Mustafës, sot vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të dytë të mbrojtur i cili nisi a japë dëshminë e tij më 23 shtator 2021.

Shpërndaje në: