Ky është vendimi i Qeverisë për orën policore

Ky është vendimi i Qeverisë për orën policore

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për masat e reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi nga java e ardhshme[6 dhjetor, e hënë].

Në bazë të vendimit të Qeverisë, kufizimi i lëvizjes nga 00:00 deri në orën 05:00 dhe kufizimi i orarit të punës së gastronomisë nga ora 05:00 deri në orën 23:00 do të mbetet ende në fuqi, njofton Periskopi.

Mysafirët në restorante dhe lokale duhet të posedojnë dëshminë për vaksinën anti-COVID.

Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative dhe ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.

Pavarësisht numrit të personave, do të vazhdojë ndalimi i veprimtarisë së klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës./Periskopi/

Shpërndaje në: