Ky ishte kandidati që mori vetëm 8 vota në zgjedhjet e Drenasit (Foto)
Në zgjedhjet e mbajtura sot, ai ka marrë vetëm 8 vota, shkruan Periskopi.
Pas tërheqjes, në arsyetimin e tij, Elshani kishte thënë se po heq dorë pasi nuk ka mundësi që ta financoi fushatën, por edhe se nuk dëshiron të përçajë qytetarët e Drenasit.
Kujtojmë se Elshani, kishte pakënaqësi me nominimin e Ramiz Lladrovcit për kryetar të Drenasit, andaj pati vendosur që të kandidojë si i pavarur.
Kandidaturën e tij e kishte tërhequr edhe anëtari tjetër i PDK-së, Naim Bazaj. Ndërkohë, ishte raportuar në medie se mbi kandidatët e pavarur që vinin nga radhët e PDK-së, ishte ushtruar presion nga drejtues të PDK-së, që të tërhiqen nga kandidimi për të parin e Drenasit.
Por, pavarësisht dëshirës së tyre për tërheqje, një gjë të tillë nuk ua kishte mundësuar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili kishte vendosur që dy kandidatëve Naim Bazajt e Rrahim Elshanit, të mos u lejohet tërheqja. /Periskopi/




