Ky koment i Valon Sylës do t’i djegë fort Artan Abrashit, deputetit të VV’së

Ky koment i Valon Sylës do t’i djegë fort Artan Abrashit, deputetit të VV’së

Gazetari Valon Syla ka komentuar deklaratën e deputetit të VV’së, Artan Abrashit ku ky i fundit në Kuvend tha se “kemi me jua përmend 20-vjetëshin për 4 vjet t’lume”.

Syla përmes një komenti në lajmin në fjalë ka thënë se, deputet Abrashi, 20 vjet ka qenë pa punë. Andaj, tash kur të vjen koha me punu, ky thotë kam hek 20 vjet.

“Le ta përmend. Se 20 vjet ka qenë pa punë ky. Ka jetu me Nonën në Prizren në depresion se ska pas as zanat, as profesion, por ka shitë kopalla… edhe naj ditë. Tash kur vjen koha me punu, ky thotë kam hjek 20 vjet. Pafatësia, gjen gjithmonë fajtorë. Apo jo?”, ka shkruar Syla.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës është diskutuar çështja e shtrenjtimit të rrymës ku pati debat të ashpër përgjatë krejt ditës për këtë qëllim, pasi ZRRE propozoi ngritje të çmimit të rrymës, ndërkohë Qeveria Kurti e aprovoi./Periskopi/

Shpërndaje në: