Ky Komision u mblodh për ta vlerësuar një vizitë që patën në Shqipëri: Iu del e frytshme (shyqyr)

Ky Komision u mblodh për ta vlerësuar një vizitë që patën në Shqipëri: Iu del e frytshme (shyqyr)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka diskutuar lidhur me vizitën zyrtare në Tiranë me 29-31 maj 2022.

Nga pozitë e opozitë, kjo vizitë është konsideruar si përmbajtjesore me prioritet në fushën e energjisë, infrastrukturës dhe turizmit.

Nënkryetarja e komisionit, Jeta Statovci tha se kanë vizituar shumë institucione duke evidentuar disa problematika.

“Ka pasur tema të ndryshme që janë diskutuar me palat pjesëmarrëse. Takimi me Autoritetin e Mbikëqyrjes së Financave, me Qendrën Kombëtare të Biznesit, me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, takim me ministrin e Financave”, ka thënë ajo.

Anëtarja e komisionit, Mimoza Kusari-Lila theksoi rëndësinë e lehtësimit të procedurave të regjistrimit të bizneseve.

“Gjatë vizitës së Qendrës Kombëtare të Biznesit kemi diskutuar për çështjen e procedurave të gjata dhe pa asnjë lehtësi të regjistrimit të filialeve tek të dyjave vendeve, është theksuar që ka nevojë për ndryshim legjislativ. Unë propozoj që t’ia përcjellim Ministrisë së Tregtisë që të identifikohen nenet për shoqëri tregtare, që të ketë shkëmbim të informatave të regjistrimit të bizneseve”, ka thënë Kusari-Lila.

Anëtari i komisionit, Armend Muja tha se duhet të promovohet tregu i përbashkët dhe të ketë bashkëpunim për turizëm dhe infrastrukturë.

p.s. E kuptojmë se mund të jetë çështje rregullash e procedurash mbledhja e një Komisioni për një vizitë në Shqipëri dhe nuk e nënvlerësojmë rëndësinë. 

Shpërndaje në: