Ky mund të jetë formacioni i Kosovës për ndeshjen e sotme në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Qipros

Ky mund të jetë formacioni i Kosovës për ndeshjen e sotme në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Qipros

Sonte me fillim nga ora 20:45 Kosova do të zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës së Kombëve për këtë edicion ndaj Qipros.

Djelmoshat e Alain Giresse sonte duhet të tregojnë vetën në ‘Fadil Vokrri’ dhe të dalin me fitore nga kjo përballje, shkruan Periskopi.

Greqia do të mbyll këtë edicion si lidere në gurpin e 2 me 12 pikë me Kosovën që ka gjashtë, Irlanda e Veriut dhe Qipron me nga pesë.

Giresse pritet që sonte të fillojë me formacionin 4-2-3-1 me Amir Rrahmani në mbrojtje që shpresojmë të rikthehet nga lëndimi.

Formacioni i mundshëm i Kosovës: Arijanet Muriq, Florent Hadergjonaj, Amir Rrahmani, Mirlind Kryeziu, Donat rrudhani, Florent Muslija, Ibrahim Dreseviq, Bersant Celina, Arbër Zeneli, Zymer Bytyqi, Vedat Muriqi.

Shpërndaje në: