Ky mund të jetë goli më i bukur individual që keni parë në ndeshjet parasezonale deri tani

Ky mund të jetë goli më i bukur individual që keni parë në ndeshjet parasezonale deri tani

Pablo Hernandez e ka shëndrruar veten në protagonist për krejt arsyet e duhura në ndeshjen e Leeds Unitedit kundër Warriors Western, e cila u zhvilliua në kuadër të miqësoreve parasezonale.

Kujtojmë se Leeds ishte demoluar 4-0 nga Manchester Unitedi në përballjen e parë parasezonale, por iu kthye fitoreve me një triumf 2-1 kundër WSW-së, transmeton Periskopi.

Goli i spanjollit Hernandez në kohën shtesë ka ngritur të gjithë në këmbë.


Ai mori topin me shpinë kundër golit, por pastaj filloi të sulmoj zonën, duke dribluar katër lojtarë kundërshtar përpara se të lëshonte një goditje të fortë në cepin e epërm të portës.

Goli i bukur nga Hernadez në minutën e 95-të dërgoi mediat sociale në lodhje, pasi shumë tifozë të futbollit postuan në lidhje me këtë gol duke e lavdëruar spanjollin. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: