Ky njeri do t`i hetojë lidhjet e dyshuara Trump-Rusi

Ky njeri do t`i hetojë lidhjet e dyshuara Trump-Rusi

Ish-shefi i FBI-së, Robert Mueller  është emëruar këshilltar special për të mbikqyrur hetimin e ndërhyrjes së pretenduar ruse në zgjedhjet amerikane dhe çdo lidhje të mundshme me fushatën Trump.

Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, caktimi i tij në këtë post është në interesin e publikut, pasi bëhet fjalë për një person jashtë skenës politike.

Emërimi i Mueller u përshëndet nga republikanët e demokratët.

72-vjeçari  ka shërbyer për 12 vjet si shef i FBI-së nën Presidentët, George Bush dhe Barack Obama, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.

 

Shpërndaje në: