Ky nuk është futboll, ky është horror që të ngrin gjakun: Gjermania traumatizon Lihtenshtajnin

Ky nuk është futboll, ky është horror që të ngrin gjakun: Gjermania traumatizon Lihtenshtajnin

Kombëtarja e Gjermanisë ka mposhtur dhe atë fëlliqtë Lihtenshtajnin, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, a ku ta di unë…

Shaka, natyrisht se e dimë… ishte në kuadër të Grupit 3 kualifikues për Katarin 2022, ku marrin pjesë edhe Maqedonia e Veriut, Rumania, Armenia dhe Islanda, shkruan Periskopi.

Të humbësh nga Gjermania nuk është aq keq, por të humbësh 9-0 (NËNTË ME ZERO, që t’iu sigurojmë se nuk gabuam në numra) është vet tmerri, nuk mund të quhet as futboll profesionist më.

Në fakt, do ta quanim as futbolll por thjesht bulizim për 90 minuta në prani të 20 mijë të ftuarve, apo ashtu diçka.

Gjërat filluan si mos më keq për lihtenshtajnezët (nuk jemi të sigurtë për emërtimin zyrtar të këtij populli), pasi mbetën me dhjetë futbollistë në fushë nga minuta e nëntë kur u përjashtua Hofer me të kuq.

Nga ai moment e këndej, pasoi horrori i vërtetë. Lihtenshtajni nuk pa më dritë por vetëm zi e terr, teksa ishte e pafuqishme të bënte më shumë se veç të shikonte teksa i futeshin golat më me lehtësi se peri në gjilpërë… në fakt peri në gjilpërë nuk futet aq lehtë, por e kuptoni mesazhin gjithsesi. Na vjen keq që nuk po na kujtohet një krahasim më dinjitoz për ta bërë edhe më qesharak këtë paragraf.

Imagjinoni çka i bën vetëbesimit e vlerësimit ndaj vetes një futbollisti profesionist të jetë në fushë dhe në skuadrën që humbi 9-0. Oh Zot i madh, as që mund ta imagjinojmë tmerrin.

Veç për këtë humbje, Lihtenshtajni meriton të pezullohet nga futbolli për nja dy vjet dhe kur të kthehet, të fillojë garat me ndonjë klub futbolli nga San Marino.

Golashënuesit as që do të lodhemi t’i shkruajmë këtu një nga një, por do t’i paraqesim grafikisht më poshtë.

Ndryshe, Gjermania pas kësaj fitoreje grumbullon 24 pikë dhe kryeson dukshëm, ndërsa Lihtenshtajni është në pozitën e fundit me vetëm një pik dhe një goldallim absolutisht horror 2/32. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: