Ky pritet të jetë formacioni i Prishtinës kundër Norrkopingut

Ky pritet të jetë formacioni i Prishtinës kundër Norrkopingut

Trajneri Arsim Thaqi ditë më parë e pranoi se do të ketë ndryshime në formacionin e Prishtinës për ndeshjen e kthimit.

Tre apo edhe katër ndryshime janë vërejtur në stërvitjet e fundit të Prishtinës.

Në portë pritet të konfirmohet Alban Muqiçi.

Edhe në anën e djathtë do të luajë Lorik Maxhuni, ndërsa në qendër me Armend Dallkun pritet të luajë Debatik Curri. Në të majtë do të vendoset Liridon Leci, shkruan GazetaOlle.

Në mesfushë nga minuta e parë pritet të luajë Diar Miftaraj, i mbështetur nga Mërgim Pefqeli dhe Lorik Maxhuni.

Në sulm do të jenë treshja Guthier Makenda, Abul Khalid Basid dhe Liridon Fetahaj ose Shend Kelmendi.

Shpërndaje në: