Ky serial i ri do të jetë më i suksesshëm se ‘La Casa de Papel’, thotë Netflix

Ky serial i ri do të jetë më i suksesshëm se ‘La Casa de Papel’, thotë Netflix

“La Casa de Papel” është momentalisht shfaqja më e suksesshme në historinë e Netflix në kategorinë e prodhimeve jo në gjuhën angleze, por duket se ky vend do t’i përkasë shumë shpejt një tjetër seriali.

Bashkë-drejtori i përgjithshëm i Netflix, Ted Sarandos, tha në një konferencë se “Squid Game”, seriali që pati premierën më 17 shtator, do të jetë patjetër seriali më i suksesshëm jo në gjuhën angleze. Kjo do ta vendoste “Squid Game” para “La Casa de Papel” (Money Heist).

Ky serial i ri do të jetë më i suksesshëm se ‘La Casa

Sarandos shtoi se ka “një mundësi të madhe që do të jetë shfaqja jonë më e madhe e të gjitha kohërave”. Me “e madhe” ai i referohet numrit të njerëzve që e kanë parë.

Ky serial i ri do të jetë më i suksesshëm se ‘La Casa

“Squid Game” është një k-drama (serial në gjuhën koreane i prodhuar në Korenë e Jugut) që tregon historinë e një grupi prej 456 personash të cilët ftohen të rrezikojnë jetën në një lojë misterioze mbijetese për $38.7 milionë.

Të dhënat nga Parrot Analytics, të cilat matin kërkesën e shikuesve, pohojnë se seriali ka fituar popullaritet global. Deri më 25 shtator, “Squid Game” ishte seriali i dytë më i kërkuar në botë, pak pas “Sex Education.”

Ky serial i ri do të jetë më i suksesshëm se ‘La Casa

“Squid Game” ka një vlerësim 100% nga kritikët e Rotten Tomatoes dhe 87% nga audienca.

Shpërndaje në: