Ky taksist dyshohet se ka droguar dhe plaçkitur 100 pasagjerë (Video)
Një shofer cigan i taksisë është arrestuar nën dyshimin se e ka vrarë një prezantues të njohur radioje dhe i ka droguar dhe plaçkitur deri në 100 pasagjerë në Moskë. Policia ruse ka thënë se ai dyshohet t’u ketë dhënë viktimave lëndë psikotrope me qëllim që t’i plaçkiste.
Pamje të publikuara nga ueb-sajti rus i lajmeve “Zvezda”, shfaqin momentin kur i dyshuari kapet nga oficerët e policisë në mes të rrugës. Oficerët policorë kanë gjetur në banesën e tij 190 tableta “clozapine”, ilaç antipsikotik që funksionin duke e ndryshuar ekuilibrin e kemikaleve në tru, transmeton Express.
Po ashtu, janë gjetur të fshehura edhe 100 orë dore dhe 20 telefona mobilë. Ai e kishte marrë me qira një makinë të tipit “Mercedes” dhe kishte punuar si taksist, raportojnë mediat ruse.
Dyshohet se disa pasagjerë kishin pranuar ujë nga taksisti i dyshuar duke mos e ditur se ujit i ishte shtuar ilaç psikoaktiv.
https://www.youtube.com/watch?v=mbk-xITx7KU



