Ky do të jetë moti në pesë ditët e ardhshme

Ky do të jetë moti në pesë ditët e ardhshme

Sipas një komunikate të Institutit, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit me origjinë nga jugperendimi i kontinentit.

“Shtypja atmosferike përkohësisht  do të ulet nën vlerat e normales, duke krijuar kushte për një mot jostabil dhe të paqëndrueshëm, i përcjell me erëra dhe reshje shiu, derisa në viset malore serish priten që reshjet e shiut të jenë të përziera me dëborë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse nga dita e enjëte, pas reshjeve temperaturat minimale do të ulen rreth vlerave të zeros. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse nga dita e mërkurë maksimalet parashihen të bijnë  deri në 5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperendimi dhe më pas nga veriperendimi me shpejtësi deri 11m/s”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në: