Ky televizion kosovar e transmeton sonte ndeshjen, Klaksvik – Ballkani

Ky televizion kosovar e transmeton sonte ndeshjen, Klaksvik – Ballkani

Sonte me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet ndeshja kthyse e Conference Leagu ndërmjet klubit nga Ishujt Faroe, Klaksvik  dhe Ballkanit.

Ndeshja e parë e skuadrave në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ u mbyll me rezultatin final në 3:2, një përparësi kjo për suharekasit që sonte të japin më të mirën nga vetja, shkruan Periskopi.

Një kualifikim tutje skuadrën kosovare do ta dërgonte në Play Off të Conference League, atje ku do të përballet me skuadrën e Shkupit.

Ky takim do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Shpërndaje në: