LA Lakers arrin finalen e parë në NBA pas 10 vitesh, LeBron James i jashtëzakonshëm

Periskopi.com Sporti

Los Angeles Lakers është skuadra e parë finaliste në NBA, pasi ia doli të fitojë edhe ndeshjen e pestë përballë Denver Nuggets, duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Në “AdventHealth Arena” të Orlandos, skuadra kaliforniane zhvilloi një sfidë mjaft të mirë, e udhëhequr nga një LeBron James në formë të jashtëzakonshme, ndërsa Denver u përpoq të rihapë llogaritë por më kot.

Takimi nisi më mirë për Los Angeles, që fitoi fraksionin e parë me tre pikë diferencë, ndërsa në të dytin e çoi në 10 pikë shkëputjen nga Denver.

Këta të fundit reaguan mirë në fraksionin e tretë dhe rikuperuan 7 pikë, por Lakers u shfaqën dominues edhe në pjesën e fundit, duke fituar me meritë gjithë takimin me shifrat 117-107.

LeBron James ishte protagonist i padiskutueshëm i i Lakers dhe më i miri i ndeshjes, pasi shënoi 38 pikë, rikuperoi 16 topa dhe dha 10 asiste, ndërsa paraqitje të mirë bëri edhe Anthony Davies me 25 pikë, 5 rikuperime dhe 3 asiste.

Shpërndaje në: